Qepë të skuqura me miell për një antipastë të shijshme



Do të shikojmë si të gatuajmë rrathë qepe të skuqur me miell në mënyrë të përsosur. Qepa konsiderohet nga mjekësia popullore si një lëndë profilaktike, kurative kundër sëmundjeve infektive ngjitëse. Prandaj rekomandohet që qepa të përdoret çdo ditë në gjellë ose në sallatë.

Qepë të skuqura me miell

Prep Time15 minutes

Cook Time10 minutes

Total Time25 minutes

Course: Appetizer

Cuisine: Global

Keyword: perime

Sasia: 4 persona

Kalori: 160kcal

Përbërësit

  • 2 kokrra qepë të mëdha
  • vaj për skuqje

Për brumin:

  • 100 gr miell
  • 20 gr niseshte
  • 1 kokërr vezë
  • 1/2 lugë fryrës i menjehershem
  • 150 ml qumësht
  • pak kripë

Përgatitja

  • Për të përgatitur qepë të skuqura me miell, fillojmë me brumin. Në një enë qelqi hedhim miellin, niseshtenë, kripë, fryrësin, dhe i përziejmë mirë përbërësit e thatë se bashku. Në një enë tjetër rrahim pak vezën dhe shtojmë qumështin. Shtojmë më pas përbërësit e thatë pjesë pjesë duke e trazuar mirë të mos na ngelen kokrriza në brumë.

  • Qepën e presim në formë rrethore. Pasi e përfundojmë së preri i shkëpusim unazat nga njëra tjetra.

  • Në një enë të thellë hedhim vajin dhe e vëmë në zjarr të avashëm. Marrim unazat një e nga një i futim në brumë, duke hequr tepricën dhe i hedhim në vajin e ngrohur.

  • I kthejmë nga të dyja anët sa të marrin një ngjyrë të verdhë të hapur dhe i heqim duke i vendosur në një pjatë ku kemi shtruar një letër kuzhine për të thithur vajin e tepërt.

  • Qepët e skuqura janë gati për një antipastë të shijshme. Mund ti shoqërojmë me salca të ndryshme ose salcë kosi me kopër.

Lexoni recetën për qepë të ëmbla ose qepe në furrë.

Ju bëftë mirë WeTekst Shqip


Ju gjithashtu mund të pëlqeni: