Çfarë është Maja Natyrale? – Arti Gatimit



Në këtë artikull do të mësoni më shumë rreth Maja Natyrale të përgatitur në shtëpi. Përgatitja në shtëpi sugjerohet sepse ju jep një rezultat fantastik në produktet e përdorura dhe sigurisht është shumë e shëndetshme. Maja-në mund ta përdorni për të përgatitur bukë shtëpie, pite, kulaç dhe pse jo ëmbëlsira të ndryshme.


Maja natyrale e përgatitur në shtëpi njihet ndryshe si maja buke, farë buke, brumë i thartuar, brumë i ardhur, bashkëbrum. Ne kemi vendosur të përdorim si maja natyrale (MN).

Vetitë e Majas Natyrale

Cilësia e majas natyrale mund të shikohet tek aroma dhe aftësia që ka për tu rritur (fryrë) me kohën. Temperatura ideale që bakteret të veprojnë në mënyrë sa më efikase është 26°C. Temperaturë që duhet ta kemi parasysh përgjatë të gjithë procesit të gatimit të maja-së por edhe kur ju duhet të përgatisni recetën për bukë në shtëpi. Nuk po kalojmë në detaje si këto gazra çlirohen në brendësi të brumit, nga reaksionet kimike apo çlirimi i glukozës, por duhet të keni parasysh të respektoni kohët dhe kushtet për një rezultat sa më të kënaqshëm.

Përgatitja e maja natyrale kërkon shumë kohë derisa brumi të jetë në gjendje të përdoret por ju sigurojmë se mundimi ja vlen, pasi buka e përgatitur me maja natyrale ka një aromë fantastike dhe është shumë e shijshme.

Një veti tjetër e maja-së natyrale është se ajo tretet më shpejt se maja-ja e birrës apo fryrës të tjerë kimik. E trajtuar siç duhet maja-ja natyrale mund të zgjasë me qindra vjet pa u prishur dhe sa më e vjetër të jetë aq më e shijshme dhe aromatike del buka.

Vijon, përgatitja e Maja Natyrale hap pas hapi.


Ju gjithashtu mund të pëlqeni: