Antipastë e shpejtë – Brusketa me bukë misri



Një antipastë e shpejtë, brusketa me bukë misri. Brusketat janë një antipastë shumë e shijshme. Mënyrat e gatimit të brusketave janë të ndryshme dhe kombinimet mund të bëhen sipas dëshirës.

Kjo recetë për brusketa me bukë misri është shumë e thjeshtë dhe shumë e shijshme nëse pëlqeni bukën e misrit.

Brusketa me bukë misri

Prep Time15 minutes

Total Time15 minutes

Course: Appetizer

Cuisine: Albanian, Italian

Keyword: antipaste

Sasia: 3 persona

Kalori: 100kcal

Përbërësit

  • 300 gr bukë misri
  • 200 g domate qershi
  • 1 degë borzilok i freskët
  • 1 thelbi hudhër
  • pak kripë
  • pak rigon
  • vaj ulliri

Përgatitja

  • Për të përgatitur brusketa me bukë misri, buka e misrit duhet të jetë e hollë, në rast se është e trashë mund ta prisni në mes në dy pjesë. Vendosim një tigan në zjarr dhe e thekim derisa të bëhet krokante.

  • Ndërkohë që ftohet grijmë domatet në kubikë të vegjël, i hedhim hudhrën e grirë, kripë, rigon, borzilok të frëskët, vaj ulliri dhe i përziejmë. Ideale është që masën me domate pa përgatisni disa orë më parë.

  • Pasi buka e misrit është ftohur e fërkojmë më hudhër dhe i vendosim sipër domaten dhe pak nga lëngu i krijuar.

  • Brusketa me bukë misri është gati.

Lexoni gjithashtu recetën për antipasta me fiq.

Ju bëftë mirë


Ju gjithashtu mund të pëlqeni: