Tortellini me domate – Recetë italiane



Tortellini me domate është një pjatë e pare ideale për të dielat në shtëpi. Tortellini janë një makarona të mbushura, tipike e qytetit të Bolonjës dhe Modenës. Brumi përgatitet zakonisht vetëm me vezë ndërsa kombinimet e mbushjes janë nga më të ndryshme.

Tortellini me domate

Prep Time15 minutes

Cook Time10 minutes

Total Time25 minutes

Course: First plate

Cuisine: Italian

Keyword: makarona

Sasia: 4 persona

Kalori: 189kcal

Përbërësit

  • 360 gr tortellini
  • 350 ml salcë domate
  • 200 gr domate të vogla
  • 1 thelb hurdhe
  • vaj ulliri ekstra i virgjër
  • rigon
  • kripë
  • piper
  • djathë i grirë

Përgatitja

  • Për të përgatitur tortellini me domate jemi duke përdorur makarona të gatshme, ato mund të përgatiten edhe në shtëpi. Lexo recetën për makarona të freskëta.

  • Vendosim një enë me ujë të bollshëm në zjarr. Pasi uji ka filluar të zieje hedhim kripën dhe me pas makaronat tortellini.

  • Në një tigan që e vendosim në zjarrë, hedhim vaj ulliri dhe thelbin e hurdhës. E lënë për disa çaste dhe më pas shtojmë domatet e vogla të lara dhe të ndara në gjysmë. Pas disa minutash shtojmë salcën e domates. E lëmë dhe pesë minuta të tjera në zjarr. Shtojmë kripë, piper dhe rigon sipas dëshirës dhe fikim zjarrin.

  • Kullojmë makaronat dhe i bashkojmë tek salca e përgatitur me domate. I përziejmë mirë dhe e vendosim për te paktën dy minuta në zjarr.

  • Tortellini me domate janë gati për ti shërbyer. I hedhim nëpër pjata dhe sipër sipas dëshirës mund të shtojmë djathë të grirë.

Receta për makarona ne furre, makarona me fistik ose makarona me peshk

Ju bëftë mirë!


Ju gjithashtu mund të pëlqeni: