Kush preferon një mëngjes të ëmbël dhe të tjerë vezë me kërpudha, ju çfarë preferoni? Na shkruani në komente.
Një përgatitje e thjeshte dhe shumë e shijshme. Vezë më kërpudha kombinuar me disa patate dhe qepe te freskëta del një pjatë e shkëlqyer.
Vezë me kërpudha
Sasia: 2 persona
Kalori: 230kcal
Përbërësit
- 300 gr kërpudha
- 4 kokrra vezë
- 3 thelpinj hudhra
- 2 qepë të njoma
- 2 kokrra patate
- 1 spec djegës sipas dëshirës
- 80 ml verë e bardhë
- pak kripë
- majdanoz
Përgatitja
Në një tigan hedhim 2 lugë vaj ulliri, hudhrën dhe 1 qepë të njomë të grirë. Pasi të jenë skuqur disi shtojmë kërpudhat së bashku me patatet që i kemi prerë copa të vogla.
Pasi i kaurdisim për disa minuta shtojmë verën e bardhë dhe e lëmë të avullojë alkooli. Nëse është e nevojshme shtojmë dhe pak ujë.
Ndërkohë rrahim vezët në një enë. Pasi të jetë shteruar vera në tigan shtojmë vezët.
Si për hedhim edhe qepën tjetër të grirë. Sipas dëshirës shtojmë spec djegës.
I vendosim kapakun dhe lëmë vezë me kërpudha për 2-3 minuta.
Vezë me kërpudha dhe patate është gati. Mund të hedhim sipër pak majdanoz.
Si të gatuani një mëngjes të shëndetshëm në 5 minuta
Ju bëftë mirë!