Bukë me miell gështënje e përgatitur në shtëpi



Receta për bukë me miell gështënje e përgatitur në shtëpi. Brumi i kësaj buke nuk është i veshtirë për tu përgatitur por duhet të zgjedhim produkte cilësorë dhe mielli gështënjës duhet të jetë i thatë.

Për të përgatitur këtë bukë me miell gështënje, nuk kemi përdorur ndonjë recetë tradicionale por rezultati është fantastik me aromë të fortë dhe buka me ngjyrë të errët.

Bukë me miell gështënje

Prep Time30 minutes

Cook Time40 minutes

Resting3 hours

Total Time4 hours 10 minutes

Course: Bread

Cuisine: Mediterranean

Keyword: kuzhina shqiptare

Sasia: 6 persona

Kalori: 190kcal

Përbërësit

  • 300 gr miell gështënje
  • 200 gr miell gruri
  • 370 ml ujë i ngrohtë
  • 50 gr arra të qëruara
  • 3 lugë gjellë vaj ulliri
  • 10 gr maja për bukë
  • 1 lugë çaji kripë

Përgatitja

  • Për të përgatitur bukë me miell gështënje, si fillim shkrijmë majanë e bukës në pak ujë të vaket. Në një enë hedhim miellin e gështënjes dhe atë të grurit, majanë e tretur, vajin e ullirit dhe në fund kripën.

  • E përziejmë ngadalë masën e formuar dhe shtojmë një pjesë të ujit. Pasi është përthithur shtojmë të gjithë ujin dhe e ngjeshim mirë brumin e formuar. Sipas lagështisë së miellit mund të jetë nevoja të shtojmë më shumë ujë.

  • Duhet ta ngjeshim mirë derisa te krijohet një masë homogjene. Shtojmë në fund arrat e grira dhe e ngjeshim pak. Mbulojmë me një rrobë brumin e formuar dhe lëmë të pushojë për reth 3 orë.

  • Më pas masën e brumit për bukë me miell gështënje e vendosim në tavolinën e punës ku kemi spërkatur pak miell dhe e palosim nën vete. Brumin e bukës e vendosim në një enë të lyer me pak vaj ulliri. Poshtë duhet te vendosim pjesën e palosur të bukës. Enën me brumin e bukës e vendosim në furr të fikur dhe e lëmë të pushojë për reth gjysmë ore.

  • Më pas pjekim buken në furrë të nxehtë 200 gradë C për reth 40 minuta. Pasi është pjekur vazhdojmë ta lëmë bukën në furrë për 10 minuat. Bukë me miell gështënje e nxjerrim dhe e mbeshtjellim me pecete rrobe për të paktën 30 minuta përpara se ta shërbejmë.

Lexoni gjithashtu recetën për bukë me miell misri, bukë me miell gruri ose shkopijnjë buke me rozmarine.

Ju bëftë mirë!


Ju gjithashtu mund të pëlqeni: